Google ADS

Juve merr tri pikë ndaj Atalantas, fiton me përmbysje

16:56 | 23 Nëntor 2019
Arbresh Info

Gonzalo Higuain i ka dhuruar tri pikë skuadrës së tij në ndeshjen mjaftë të rëndësishme kundër Atalantas.

Juventusi ka siguruar fitore me rezultat 1 me 3 në ndeshjen si mysafirë  të zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë) kundër Atalantas në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët kaluan në epërsi në minutën e 56′ të pjesës së dytë duke realizuar me anë të Robin Gosens për 1 me 0.

Por, sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain arriti të realizoj dy herë brenda më pak se dhjetë minutave në fund të përballjes për të përmbysur rezultat në 1 me 2 dhe për t’i dhuruar tri pikë të plota Sarrit ndonëse edhe Dybala gjeti portën në sekondat e fundit për 1 me 3.

Juventusi me këtë fitore përforcon kreun me 35 pikë – katër më shumë se Interi me një ndeshje më pak, ndërsa Atalanta qëndron në pozitën e gjashtë me 22 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme