Është duke u mbajtur ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heronjve nga Llapi, Aftrim Zhitia, Fahri Fazliu e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.
Në këtë ceremoni ishte kryetari i PDK-së Kadri Veseli, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe familjarë të heronjve.
Katër heronjtë u rivarrosen në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit në lagjen “Velania” në Prishtinë, nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, raporton arbresh.info.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës kohë më parë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit dhe propozim-vendimi për rivarrimin e katër heronjve, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, para festës së 28 nëntorit të këtij viti./arbresh.info
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...