Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vërshime në Keni, duke shkaktuar vdekjen e 17 personave, derisa 12 të tjerë mund të jenë të mbuluar nga rrëshqitjet e dheut.
Joel Bulal është administratori i West Pokot, që tregoi se 12 persona i mbyti rrëshqitja e dheut, derisa katër të tjerë janë të zhdukur.
Për shkak të intensitetit të shiut, dy lumenj të mëdhenj kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të zonës.
Më shumë se një milion njerëz në Afrikën Lindore, janë prekur nga përmbytjet pas reshjeve shumë të shpesha.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka bërë të ditur gjatë këtij muaji, se shumë banorë kanë pasur probleme si pasojë e thatësirës së rëndë.
Tani shirat në disa pjesë të Somalisë, Sudanit të Jugut dhe në Keni pritet të zgjasin prej katër deri në gjashtë javë të tjera.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...