Pas gati dy muajsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar edhe 392 pako fletëvotime nga diaspora.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, i cili ka thënë se lidhur me pakot në fjalë, është informuar edhe PZAP-ja.
“Mund ta konfirmoj se KQZ-ja i ka kthyer përgjigje PZAP-së, ku i kemi shpjeguar si qëndron puna me këto pako që janë pranuar më 12 nëntor. Nuk kemi diçka tjetër tani”, tha Elezi për lajmi.net.
Ndërsa Mul Desku nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka bërë të ditur se KQZ ka kërkuar që të numërohen pakot në fjalë, pavarësisht asaj që kanë ardhur me vonesë.
“Nuk kemi ende qëndrim për ato vota sepse tek mbrëmë ka ardhur ankesa në ora 17:30. Ne kemi ankesë ku ata kërkojnë të numërohen këto pako të fletëvotimeve”, tha Desku për lajmi.net.
“Tash jemi në procedurë, paneli brenda 72 orëve merr vendim dhe do të vendosim sa më parë që është e mundur rreth këtyre fletëvotimeve”.
“Ankesën i referohet atyre pakove dhe kërkohet që në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme për pranimin dhe numërimin e fletëvotimeve të mëhershme që kanë ardhur nga diaspora – mbi atë bazë po kërkohet që ta numërohen edhe këto 392 pako”, tha më tutje ai për lajmi.net.
Vlen të theksohet se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve në nivel të vendit derisa janë numëruar pothuajse 90 për qind e tyre.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...