Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të premten me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar praninë ushtarake ruse në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Sekretari Pompeo dhe ministri i Jashtëm Al Nahyan diskutuan nevojën për të kundërshtuar sjelljen destabilizuese të regjimit iranian”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus në një deklaratë në lidhje me takimin në Washington.
Të dy diplomatët diskutuan gjithashtu situatën në Libi, përfshirë “praninë ruse dhe nevojën urgjente për deeskalimin e situatës, arritjen e armëpushimit dhe një zgjidhje politike”.
Javën e kaluar, Ortagus u kërkoi forcave të Ushtrisë Kombëtare Libiane, të udhëhequra nga komandanti Khalifa Haftar, të ndalonin ofensivat e tyre në vendin e shkatërruar nga lufta.
“Sot, Dialogu i Sigurisë SHBA-Libi filloi në Washington. Ne i bëjmë thirrje Ushtrisë Kombëtare Libiane që t’i japë fund ofensivës së saj, të lehtësojë bashkëpunimin SHBA-Libi dhe të parandalojë përpjekjet e Rusisë për të shfrytëzuar konfliktin”, tha Ortagus në Twitter.
Rusia mohon çdo prani ushtarake në vendin e pasur me naftë që ka mbetur i zhytur në trazira që nga viti 2011, kur ish-udhëheqësi Muammar Gaddafi u rrëzua dhe u vra në një kryengritje të mbështetur nga NATO pas katër dekadash në krye të vendit.
Që nga ajo kohë, në Libi janë paraqitur dy qeveri rivale, një në Libinë lindore, me të cilën është e lidhur gjenerali Haftar, dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar me qendër në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së.
“Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e unitetit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit”, tha Ortagus.
Pompeo ka shprehur ngushëllime për vdekjen e vëllait të homologut të tij, Sheikh Sulltan bin Zayed Al Nahyan, i cili raportohet se vdiq gjatë një trajtimi jashtë vendit.
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...