Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj i shoqëruar me bashkëpartiakë bënë homazhe pranë arkivoleve të katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në hollin legjislativ.
Haradinaj më pas u nënshkrua edhe në librin e zisë, raporton arbresh.info.
Haradinaj nderoi heronjt duke i quajtur patriotë dhe guximtarë të pashoq që ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.
“Homazhe në nderim të heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, patriotë dhe guximtarë të pashoq që ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës. Kombi ynë sot, dhe përgjithmonë, me pietet do ta çmojë dhe lartësojë madhështinë e veprës së tyre! RH”, shkruan Haradinaj.
Pak çaste më parë edhe kryeparlamentari në detyrë Kadri Veseli si dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje bënë homazhe pranë eshtrave të heronjve.
Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes katër heronjtë do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit në lagjen “Velania”.
Ndryshe, Qeveria pati miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve, para festës së 28 nëntorit./arbresh.info/
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...