Bazuar në raportet e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Gjilan (QRSHP) rreth cilësisë së ujit në shkollat fillore të komunës së Vitisë, rezulton se në dhjetë nga njëmbëdhjetë shkolla të kësaj komune ku janë bërë analizat, uji ka kontaminim kimik dhe bakteriologjik.
Sipas KDI-së, uji i këtyre shkollave me kontaminim kimik dhe bakteriologjik është për shkak se furnizimi i shkollave me ujë bëhet përmes puseve në mungesë të ujësjellësit.
Si rrjedhojë e një hulumtimi në terren të bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), dokumentet e siguruara nga QRSHP-ja dhe vlerësimit të Drejtorisë së Inspektoratit në komunën e Vitisë, kontaminimi i ujit në këto shkolla vjen si pasojë e vjetërsisë së filtrave të ujit dhe mosmirëmbajtjes së puseve. Ndërsa kjo gjendje vazhdon të mbetet shqetësuese, pasi që numri i nxënësve që vijojnë mësimin në këto shkolla është 1511.
“Në bazë të të dhënave të QRSHP-së, uji i kontaminuar në shkolla mund të bartë lloje të ndryshme të mikroorganizmave, dhe ka mundësi të shkaktoj infeksione si tifoja, paratifoja, dizenteria dhe kolera”, thuhet në njoftimin e KDI-së.
Javë më parë KDI-ja ka organizuar takim me zyrtarët komunal, drejtorët/et e shkollave për të diskutuar rreth rezultateve të raportit të Institutit të Shëndetit Publik rreth cilësisë së ujit në shkollat fillore të Vitisë. Në këtë tryezë drejtori i Inspektoratit të Komunës së Vitisë Skender Ahmeti, ka kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit si dhe drejtorët/et e shkollave mirëmbajtjen e hapësirave ku gjenden puset.
Ajhane Sefiu nga QRSHP, pati thënë se pas analizave të QRSHP-së dhe rekomandimeve të dhëna, nuk janë marrë masat e nevojshme nga autoritetet përkatëse.
“Andaj duke u bazuar në të dhënat e QRSHP-së dhe hulumtimit në terren, KDI kërkon nga komuna e Vitisë që të merren masat e menjëhershme për mirëmbajtjen, pastrimin dhe rehabilitimin e këtyre puseve si mundësi e vetme për të pamundësuar kontaminimin e vazhdueshëm të ujit, me qëllimin përfundimtar që të sigurohet uji i pijshëm për këta nxënës”.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...