Jason Derulo pozon në brekë të ngushta, tregon pothuajse komplet organin

09:08 | 23 Nëntor 2019
A. B.

Ai mund të jetë duke luajtur ‘macen’ në filmin e tij të ri.

Së fundi këngëtari, Jason Derulo publikoi një foto të ‘nxehtë’ në llogarinë e tij personale në “Instagram”, teksa u mburr me ‘Anacondan’ nën pantallonat e tij, shkruan DailyMail përcjell portali arbresh.info

30-vjeçari  në foto shfaqet vetëm me një palë të brendshme të ngushta që jepnin një pamje të veçantë organit të tij gjenital, teksa pozoi buzë një pishine luksoze në Bali.

Çfarë kafshe po fsheh në pantallona”?- e pyeti një ndjekës në Instagram ndërsa Jason u përgjigj: ‘Anaconda’.

Ndryshe, Jason Derulo është një këngëtar, kompozitor dhe valltar amerikan, i cili prej se e ka nisur karrierën e tij solo (në vitin 2009) ka shituar më shumë se 30 milionë kopje të këngëve, ndërsa sukseset më të mëdha i ka arritur me hitet, si “Wiggle”, “Talk Dirty”, “In My Head” e “Whatcha Say”.

Pos karrierës së tij, ai ka shkruar këngë edhe për kompanitë incizuese, si Cash Money Records (Birdman), Young Money Entertainment (Lil Wayne), si dhe për reperin Diddy. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme