Jeremy Corbyn, kreu laburist, partia kryesore e opozitës në Britaninë e Madhe deklaroi sot se do të mbetet neutral në rast të një referendumi të ri për Brexit, që ai synon të organizojë nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve muajin e ardhshëm.
“Unë, si kryeministër do të mbaja një qëndrim neutral me qëllim që të mund të zbatoja në mënyrë të besueshme rezultatin e marrë dhe të bashkoja komunitetet tona dhe vendin tonë, në vend që të vazhdoj debatet pa fund me BE-në mbi Brexit”, deklaroi Corbyn gjatë një debati të publikuar në BBC.
Ky është qëndrimi më i qartë i kreut të laburistëve, i cili është kritikuar shumë pasi nuk pranoi të thoshte se për cilin opsion do të bënte fushatë gjatë një referendumi të dytë.
“Roli imi dhe i qeverisë tonë do të jetë, të sigurohemi që ky referendum të zhvillohet në atmosferë të qetë dhe ne t’i përmbahemi rezultatit”, deklaroi shefi laburist duke përmendur ndarjet e thella të shkaktuara nga referendumi i vitit 2016 mbi Brexit, kur 52% e britanikëve votuan për largimin nga BE./alsat/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë