U ballafaquan me konkurrencën për të fituar vendin për banim në konvikte, por pas fitimittë vendit në konvikt studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërmjet studentësh po bëjnë pazare me vendin e tyre.
E ky pazarllëk ndërmjet studentëve ka bërë që drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta të shpreh shqetësimin ndaj këtij keqpërdorimi, ndryshe ai tha se vendosja e studentëve për vitin akademik 2015/2016 ka shkuar në rregull.
Studentët banues të konvikteve kanë thënë se kushtet nuk janë edhe aq të këqija por problem kryesor për ta ende po mbetët mungesa me ujë të ngrohtë.
Studentët për KosovaPress kanë treguar se vendosja në konvikte për ta ka qenë zgjidhja më e mirë, për arsye se është më lehtë për të studiuar, si dhe pagesa për banim është më e lirë.
Me studentët ka dalur i kënaqur edhe drejtori Sfishta, i cili për KosovaPress tha se gjithçka ka shkuar në rregull me pranim e studentëve në konvikte, dhe se secili studentë është pranuar në bazë të kritereve të kërk uara.
“Ka pas disa pakënaqësi se është një proces procedural, administrativ që duhet të regjistrohet çdo studentë…Një shqetësim që ka dalë ndërkohë është se një numër i studentëve që kanë fituar të drejtën për banim, përmes profileve të tyre në facebook, ose përmes profilit tonë zyrtarë e kanë shfrytëzuar, kanë bërë një keqpërdorim të drejtës që e kanë fituar duke e ofruar vendin e tyre për shitje, studentëve tjerë, kjo ka ndodh disa raste dhe është një shqetësim i përgjithshëm…apelojë studentët që të mos bien lajthitje të këtyre rasteve sepse ne kemi mekanizme që çdo studentë.. që ka emrin dhe mbiemrin në një konvikt të caktuar ai duhet të jetë prezent dhe duhet të vendoset jo një studentë tjetër, pra mund pësoj edhe ai që e ofron vendin në shitje, pra edhe ai që e blen? ? atë vend”, tha Sfishta.
Për studenten Albana Dermaku, edhe pse është viti i parë që banon në konviktet thotë se është fillimi për të por që kushtet nuk janë të këqija.
“Ende duke u ambientu por nuk është keq. Shumë na ka ra me prit, ditën e parë kam ardh, edhe shumë kallabllakë por më në fund kemi hy…Jam shumë larg edhe mu ka përshtat më shumë”, tha Dermaku.
Ndryshe nga studentja Albana Demaku e cila ishte për të parën herë në konvikt, studenti Fatmir Bytyqi, tash e tri vite ka zgjedhur që të banojë në konvikt, e që sipas tij kushtet janë më të mira për banim.
“Kushtet janë të mira përgjithësi, është viti i tretë që jam në konvikte, më kanë pëlqy prej fillimit që kur kam ardhur..Për jetesë është më lirë edhe më mirë…Lirimi e kanë bërë 50 përqind, mirë është kushtet janë mirë, edhe pse e kanë bërë më lirë konkurrenca ka konkurrencë më të madhe”, tha Bytyqi.
Për studentin, Valton Kelmendi problem po është furnizimi me ujë të ngrohtë. Edhe për Kelmendin kushtet në konvikt nuk janë shumë të mira. Ai tha se mundësitë për të studiuar janë më të favorshme.
“Kushtet në Konvikt nuk janë fort të këqija, janë përafërsisht shuam të mira, vetëm disa gjëra, ujin e ngr ohtë e kemi me orar për tjerat është mirë, edhe menza është në nivel të duhur…Ky është viti i parë për mu…mundësitë janë më të favorshme për të mësuar, për të studiuar. Me banu është më lirë, kushtet më të mira”, tha Kelmendi.
Duke pasur parasysh se sa i vjetër është ndërtimi i konviktit numër një,udhëheqësi i këtij konvikti Afrim Gashi për KosovaPress thotë se kushtet e banimit për studentët janë solide. Ai tha se disiplina e studentëve është në nivel dhe se rregullorja e konviktit po respektohet me përpikëri.
“Për momentin kushtet janë solide, nuk janë ashtu perfekt për shkak se edhe natyra e konviktit është i vjetër, është i dyti prej konvikteve më të vjetra. Në përgjithësi kushtet i ka solide për stud entë, gravitojnë prej 488 studentë, për këtë vit janë përcaktuar studentë të fakultetit teknik dhe studentë të fakultetit të bujqësisë…disiplina është në nivel, rregullorja respektohet në përpikëri”, ka treguar Gashi.
Gjithashtu, Fatmir Sfishta ka treguar se dëmet në konvikte nga studentët në vitin akademik 2014/2016 kanë qenë maksimalisht të ulëta. Ai thotë se studentët e kanë kuptuar që konviktet janë pasura e tyre dhe se ata po e ruajnë këtë pasuri.
Vendosja e 3550 studentëve në konvikt ka përfunduar me datën 07.10.2015, ndërsa dy ditë ishte procesi për ankesat e studentëve, ankesa këto të cilat janë publikuar ditën e premte.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...