Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka thënë se traditën e bujarisë së shqiptarëve duket se po e ndjekin edhe brezat e rinj.
Kastrati, në RTV Dukagjini ka thënë se është për t’u vlerësuar pasi shumica e donatorëve te shoqata e drejtuar nga ai janë të rinj në moshë.
“Për këto 10 vite sa ka funksionuar shoqata “Jetimat e Ballkanit”, përpos ndihmave që kanë përfituar familjet është krijuar një unitet mbarë shqiptare në këtë sofër humanitare”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Duke folur për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Kastrati thotë se nuk ka qenë e lehtë të fitohet besimi i njerëzve për të dhënë donacionet te ta.
Ai thotë se transparenca e çdo donacioni që japin donatorët është çelësi i suksesit të shoqatës humanitare që drejton.
Kastrati thotë se shoqata më nuk ka nevojë për të kërkuar donacione pasi donatorët u ofrohen vet atyre.
Humanisti ka thënë se në këtë 28 nëntor pos shtëpive që do të ndërtohen, do të bëhet edhe inaugurimi i repartit të spitalit ditor në Prizren.
Ai thotë se ky lloj i spitalit do të jetë i vetmi në Kosovë.
“Pacientët që deri më tani për trajtimin e kimioterapisë është dashur të udhëtojnë nga Regjioni i Prizrenit për në Prishtinë. Nga 28 nëntori nuk do të kenë nevojë pasi “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve të saj kanë ndarë gati 100 mijë euro dhe është bërë reparti i spitalit ditorë”, tha Kastrati.
Drejtori i “Jetimave të Ballkanit” ka thënë se është duke shkuar mirë shtëpia e pleqve në Therandë dhe sipas tij nga të gjitha parashikimet ajo mund të jetë e gatshme për banim në verën e vitit të ardhshëm.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...