Të jesh pjesë e botës së të famshmëve nuk është aspak e lehtë.
Një famë ndërkombëtare mbi supe do të thotë që ti duhet të dukesh gjithmonë i/e lumtur para njerëzve dhe të përballosh situata nga më të ndryshmet.
Shpesh duke harruar se edhe ata që janë yje të famshëm janë njerëz të zakonshëm, nuk e mendojmë se edhe ata mund të preken nga sëmundje të ndryshme apo të kenë shqetësime të çfarëdoshme.
Duket se mirë së fundmi nuk po ndjehet edhe artistja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Kjo e fundit publikoi një shkrim në InstaStory, duke treguar problemet me shëndetin mental dhe fizik e përcjellin atë ashtu si çdo të famshëm, dhe edhe pse jeta e saj mund të duket e lehtë – edhe ajo përballet me problemet që ka thuajse çdo njeri i zakonshëm.
“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, ka shkruar 28-vjeçarja në InstaStory.
Përndryshe ajo së fundmi është duke u marrë me xhirimet e filmit “Twist”, pasi është përzgjedhur të luajë një nga rolet kryesore të ripërpunimit më të ri të romanit të shkrimtarit të famshëm ,Charles Dickens. /Telegrafi/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...