Persona të paidentifikuar kanë rrahur dhe plagosur me armë në shpatull 26-vjeçarin, Alfred Mark Leka. Leka njihet si person me precedent kriminal, i dënuar në Shqipëri dhe në Kosovë për vjedhje me dhunë dhe trafik droge. Ende nuk dihen motivet, ndërsa policia po punon për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Në vendin e quajtur”Rreth I Eperm” Mirditë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoriteve. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autoriteve./abcnews.al
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad