Marash Kumbulla është zbulimi i sezonit këtë vit në kampionatin italian Serie A.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me Hellas Veronën duke bërë që të vlerësohet lartë.
E falë paraqitjeve të mira, Kumbulla është duke u ndjekur me kujdes nga skuadrat e mëdha si Juventus, Napoli, Fiorentina e Lazio.
Mediat italiane kanë raportuar se mbrojtësi i talentuar shqiptar është objektivi kryesor i Lazios për afatin kalimtar të janarit.
Skuadra nga kryeqyteti italian është gati të ofrojë deri në 10 milionë euro për ta transferuar Kumbullën, transmeton Telegrafi.
Gjithsesi plani i drejtorit sportiv Igli Tare është ta blejë lojtarin në janar dhe ta lë në huazim për gjashtë muajt e ardhshëm te Verona.
Bisedimet mes dy klubeve janë duke shkuar shumë mirë dhe në Itali e bëjnë fakt të kryer që mbrojtësi qendror do të nënshkruajë për Lazion.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...