Google ADS

Albin Kurti, debat të nxehtë para analistëve në Shqipëri

19:27 | 22 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një debat i nxehtë është zhvilluar mbrëmë në njërin prej televizioneve më të shikuar në Shqipëri, Top Channel.

Kandidati për kryeministër të Republikës së Kosovës, Albin Kurti kishte rreth vetës ‘top’ analistët politik nga shteti amë.

Këta të fundit e “bombarduan” me një sërë pyetjesh liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”. Ky i fundit kishte përgjigja për gjitha pyetjet dhe sugjerimet e analistëve.

Mirëpo, debati ‘eskaloi’ në momentin kur gazetari i njohur, Alban Dudushi i parashtroi disa pyetje Kurtit, transmeton Indeksonline

“Ju harroni se keni fituar më pak se në 2017-ën. Me numër të deputetëve jeni më pak se herën e kaluar. Ju jeni të detyruar ta ndani pushtetin me njeriun që ju e keni sulmuar. Ju i keni quar në Prokurori 70 dosje, Isa Mustafës… Ju flitni kundër Jugosllavisë… ju do të bashkë-qeverisni me politikanin më jetë gjatë që ka Kosova që është nga koha e Jugosllavisë”, ishin fjalët e Dudushit.

Ndërsa, Kurti iu përgjigj duke e akuzuar se po e luan gardianin e Partisë Demokratike të Kosovës. Madje, lideri i LVV-së theksoi se Prokuroria e Republikës së Kosovës do të ishte mirë të merrte parasysh disa fakte të gazetarit të Top-it.

“Shikuesit që ju ndjekin në Kosovë do të mendojnë se jeni ju në PDK. Gjitha argumentet janë të PDK-së. Dua të sqarojë se Alban Dudushi nuk është me PDK-në. Nëse mund të bëjnë në gjermani CDU dhe SPD-në mundemi edhe ne në Kosovë kur gjendja është më e rëndë. Por në Kosovë është një dallim që qendra e majtë është përpara.

Kemi negociuar me LDK-në mbi pesë javë. Jemi dakorduar mbi 80% dhe jam i gëzuar për këtë gjë. I kemi shkruar 26 faqe deri tani. Por pjesa kryesore e negociatave, për herë të parë në Kosovë, është për program. S’ka rëndësi ndarja e ministrive”, u shpreh ai.

Kurse, Dudushi insistoi se pikërisht LVV-ja e kishte gjuajtur me molotov shtëpinë e kryetarit të LDK-së.

Kurti u përgjigj se ky konkludim nuk është aspak i saktë.

“Nuk është e vërtetë, VV-ja s’i ka gjujt. A ki qejf ty të thërras prokurori a sepse u paraqite si vullnetar? Ka shumë protestues, unë s’mundem ti kontrollojë të gjithë. Ju thatë që VV-ja dhe pasni dëshmi që i kemi gjuajtur Isa Mustafës në shtëpi”, deklaroi Kurti.

Min – 1:32:25

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme