Hector Bellerin ka zbuluar se zhveshtorja te Arsenali është ende e përçarë si pasojë e incidentit të Granit Xhakës ndaj tifozëve duke bërë thirrje kështu për unitet.
Muajin e kaluar, Xhaka shpërtheu ndaj tifozëve të pranishëm në barazimin 2 me 2 kundër Crystal Palaces pas fishkëllimave ndaj tij, transmeton portali arbresh.info. Mesfushori kosovar ka pranuar se ai “nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur” derisa e ardhmja e tij vazhdon të mbetet ende në dyshime.
Trajneri Unai Emery dëshiron të mbajë Xhakën në klub, por Milani dhe Interi janë të dy në kërkim të ish kapitenit të “Topçinjve”.
Mes gjithë kësaj drame, Bellerin u ka bërë thirrje lojtarëve për unitet në mënyrë për të rikthyer Arsenalin sërish në krye.
Muajin e kaluar, menjëherë pas këtij incidenti, spanjolli shkroi: “Ne jemi të gjithë njerëz, ne të gjithë kemi emocione dhe nganjëherë nuk është lehtë të përballesh me to”
“Ne duhet të ngrijmë njërin-tjetrin lartë, jo të shtyjmë njëri-tjetrin larg. Ne fitojmë vetëm atëherë jemi së bashku”
I pyetur tani në lidhje me këtë postim në rrjete sociale, Bellerin ka thënë:
“Këto fjalë, që sapo i keni lexuar, janë thjeshtë se si jam ndier pas ngjarjeve që kemi pasur javët e kaluara”
“Ka qenë e vështirë si një lojtar në zhveshtore për tu përballur me këto situata”
“Të gjithë kërkojnë gjëra të ndryshme, të gjithë kërkojnë ndryshime të ndryshme – por unë nuk mendoj në këtë mënyrë”
“Mendoj se mënyra e duhur është të pranojmë se kush jemi ne, çfarë kemi, të bashkohemi të gjithë, të mbështesin njëri-tjetrin dhe kjo është mënyra se si mund të arrijmë qëllimet e tona”
“Njëri duke bërë diçka, tjetër duke bërë diçka tjetër… kështu kurrë nuk do të funksionojnë gjërat”
https://twitter.com/HectorBellerin/status/1188757053298233345
Duke iu referuar edhe një herë postimit të tij, përcjell portali arbresh.info, Bellerin shtoi: “Kjo ishte thirrja ime për bashkim sa i përket si klub, si një familje, gjithçka që Arsenali është”
“Të bëhemi së bashku kur gjërat nuk shkojnë, kjo është koha për ne ta prekim njëri-tjetrin prapa dhe t’i themi ‘hajde, ne duhet ta bëjmë këtë më mirë dhe do të kthemi sërish në krye'”
“Kjo është ajo për të cilën ne kemi nevojë, jo për t’i drejtuar gishtin dikujt dhe për të fajësuar dikë për bërjen e kësaj, apo asaj”
“Ne jemi një klub, ne jemi një ekip, ne jemi një familje. Ajo që kemi nevojë është të jemi këtu për njëri-tjetrin”
“Ne jemi Arsenali. Ne duhet të jemi gjithmonë në krye”, shtoi Bellerin./arbresh.info/
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari