Mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante thotë se nuk do t’i lejoj vetës të dal përtej kornizave.
Pavarësisht suksesit te Leicester City dhe Chelsea gjatë katër viteve të kaluara, francezi thotë se personaliteti i tij nuk ka ndryshuar shumë qysh pas arritjes së tij në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk jam një superyll apo të kem ego”, ka thënë Kante për New York Times. “Jam thjeshtë i njëjti që kam qenë gjithmonë. Dikush që luan futboll”
“Kam qenë gjithmonë direkt në jetën time, por nuk ka qenë asnjëherë problem për të luajtur. Së pari kam luajtur para 10 njerëzve në park, më pas 1000, më pas 10.000 dhe më pas para 80.000 njerëzve dhe juve para televizorit”
“E kam bërë këtë hap pas hapi, prandaj nuk është problem. Nuk ka mungesë të besimit në fushë, para shumë shumë njerëzve”, shton Kante./arbresh.info/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...