Google ADS

Forcat e sigurisë do të mbikëqyrin qendrat e votimit gjatë zgjedhjeve në Hong Kong

16:27 | 22 Nëntor 2019
Arbresh.info

Të gjitha qendrat e votimit gjatë zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen këtë fundjavë në Hong Kong, do të jen nën monitorimin e policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale theksojnë se në Hong Kong, i cili është kthyer në një vatër të protestave antiqeveritare, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve lokale të gjitha qendrat e votimit do t’i mbrojë policia me përgatitje të plotë.

Një numër i madh i forcave të sigurisë do të angazhohen në parandalimin e çfarëdo ndërprerje apo dhune në mbi 600 qendra votimi.

Një zyrtarë i lartë policor tha se përveç numrit të madh të policëve, rreth 3.000 pjesëtarë të forcave speciale do të jenë në detyrë që të ofrojnë siguri në ditën e zgjedhjeve. Sipas tij, forcat e sigurisë do të jenë të gatshme për çdo trazirë.

Protestat filluan në qershor kundër planit të ekstradimit në Kinë, që u tërhoq, por që nga atëherë protestat janë shndërruar në një lëvizje që kërkonte zgjedhje të drejtpërdrejta për udhëheqësit e Hong Kong-ut, siç u premtua pasi qyteti iu kthye Kinës në vitin 1997.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë protestave të cilat vazhdojnë nga qershori janë ndaluar rreth 5.000 protestues.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme