Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi.
Në këtë takim kryeministri në detyrë Haradinaj e uroi komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Risi, për marrjen e detyrës së re, duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që KFOR- i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë popullit të Kosovës në ofrimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit.
Po ashtu, kryeministri në detyrë Haradinaj u shpreh mirënjohës për mbështetjen që KFOR-i ka dhënë për ngritjen dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë takim, kryeministri në detyrë Haradinaj e ka njoftuar komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Risi, për proceset e përgjithshme në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, duke vlerësuar se situata në vend është e qetë dhe stabile.
Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, e falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritje, duke premtuar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend./arbresh.info/
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...