Google ADS

Dhunuan barbarisht një 30 vjeçar, arrestohen tre persona

23:16 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në lagjen “13 Shtatori” në Berat, ku tre të rinj masakruan me shkelma një 30-vjeçar.

Tre të rinjtë kanë goditur goditur me shkelma 30-vjeçarin duke e lënë pa ndjenja deri në momentin që mbërriti ambulanca. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit. Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi 3 të rinjtë, konkretisht shtetasit me inicialet F.G, 17 vjeç, J.B, 23 vjeç si dhe K.M., 18 vjeç, të tre banues në Berat.

Njoftimi i Policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•F.G, 17 vjeç,
•J.B, 23 vjeç,

•K.M, 18 vjeç, të tre banues në Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme