Arrihet marrëveshje me mjekët që specializojnë me bashkëfinancim

21:45 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, është arritur marrëveshje me specializantët e bashkëfinancuar, ndërsa specializantët privatë – doktorë të medicinës nga konkursi 2019 do të paguhen për punën e tyre nga shkurti 2020.

Ministri Venko Filipçe, siç kumtoi Kabineti i tij, dje dhe sot ka realizuar takime me specializantët privat dhe të bashkëfinancuar.

Specializantët privatë i ka informuar se do të paguhen për punën nga shkurti 2020, me çka do të barazohen me statusin e kolegëve të tyre të cilët për herë të parë morën kompensim për punën e tyre në vitin 2018.

Është arritur marrëveshje edhe specializantët e bashkëfinancuar. Filipçe në takimin me ta ka deklaruar se qasen drejt ndryshimit të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore në pajtim me kërkesat e tyre. Me këtë, ka vlerësuar ai, përmirësohet statusi dhe motivimi i specializantëve të bashkëfinancuar për punën e mëtejme./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme