Google ADS

Momentalisht ajër më të ndotur se Prishtina kanë Pakistani, India…

20:56 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ajri i qytetit të Prishtinës aktualisht konsiderohet ndër më të ndoturit në glob. Madje ajrin më të ndotur se në Prishtinë e kanë vetëm Pakistani dhe India.

Në listën e shteteve më ajrin më të ndotur në glob janë edhe Bangladeshi, Vietnami, Kina, Mongolia e Nepali.

Sipas matjeve aktuale, ajri në Kosovë konsiderohet i pashëndetshëm.

Madje lajmin për ajrin e pashëndetshëm në kryeqytet sot e kanë konfirmuar edhe monitorët e vendosur nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme