Interneti është çmendur këto ditë nga lajmet e fundit që kanë qarkulluar rreth idesë së “çmendur” të të famshmes Zara, markës ku gjithsecilit prej nesh të paktën një herë të vetme në jetë i ka takuar që të bëjë një blerje. Një ide ndryshe, jo fort inovative, por që përbën gjetje për këdo që e ka menduar që ta zbatojë ndoshta si një strategji efikase marketingu në të ardhmen.
Birra dhe ëmbëlsira falas për burrat që përjetojnë atë pritjen e pafundme gjatë kohës që partneret e tyre bëjnë blerje, provojnë rroba të ndryshme, futen dhe dalin vazhdimisht nga dhomat e provave, etj.
Për burrat e lodhur nga pritja, në dukje të parë kjo është një super gjetje! U deshën vetëm disa orë që pas publikimit të këtij lajmi, në rrjetet sociale të bëhej nami dhe mediat të “zienin” rreth kësaj ideje të çuditshme. Zara dhe drejtuesit e kësaj marke në fakt nuk kanë dalë me një qëndrim zyrtar, por zërat flasin për një qëndrim skeptik të tyrin në raport me këtë lajm që u bë viral brenda pak orëve.
Shkurt, mësimi është i qartë: nëse po shoqëroni dikë që po bën blerje, ju gjithashtu mund të rrini në shoqërinë e telefonit tuaj inteligjent dhe pse jo duke ngushëlluar veten me një birrë të ftohtë dhe ëmbëlsira falas.
Pa dyshim, nëse kjo do të ndodhte do të ishte mrekullia vetë, apo jo burra?/revistaclass/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...