Ndër arsyet kryesor që ndodhin shpesh kundërvajtje në komunikacion, është edhe përdorimi i telefonit gjatë vozitjes.
Kështu thotë Rreshteri i Njësitit të Autostradave të Policisë së Kosovës, Flamur Ahmeti.
Sipas tij, një ndër arsyet kryesor pse ndodhin shpesh kundërvajtjet është edhe përdorimi i telefonit gjatë vozitjes.
Ahmeti shpjegon se ka raste të shumta që përdorimi i telefonit gjatë vozitjes shpien deri në aksidenti në trafik, mirëpo përpos kësaj arsye tjetër është edhe mos mbajtja e distancës dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, shkruan arbresh.info
Ai, u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të jenë të vetëdijshëm në rrugë, të jenë të koncentruar dhe më të përgjegjshëm.
Ndryshe, gjatë këtij viti në periudhën Janar-Tetor numri i aksidenteve fatale është regjistruar 79 aksidente, kurse aksidente me persona të vdekur 92 raste.
Në periudhën e njëjtë të vitit 2018, numri i aksidenteve fatale ishte 80 raste , kurse aksidente me persona të vdekur 102 raste.
Ndërsa tiketa të shqiptuara në periudhën Janar-Tetor të vitit 2019 janë 368370, kurse për periudhën e njëjtë të vitit 2018 janë shqiptuar 340759 tiketa.
Më poshtë keni tabelën me të dhënat e sakta për të gjitha llojet e aksidenteve duke bërë krahasimin mes vitit të kaluar dhe të tanishmit.
N’ trafik me Policinë e Kosovës është emision i veçantë që realizohet nga arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Ky emision ka për qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion, këmbësorëve dhe shoferëve, në lidhje me respektimin e rregullave të komunikacionit./arbresh.info
Prodhim i arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës
Gazetare: Arditë Shkodra
Kamerë: Safet Hyseni
Nëntor 2019
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...