Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Sylejman Uglanin.
Sipas një njoftimi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Uglanin e uroi Kurtin për zgjedhjet demokratike dhe fitoren e Vetëvendosjes, si dhe shprehu dëshirën për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re. Ai tutje ka njoftuar Kurtin për kërkesën e Sanxhakut për status special.
“Në këtë takim miqësor, Uglanin e uroi kryetarin Kurti për zgjedhjet demokratike dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai shprehu dëshirën e tij që institucionet, qeveria e re të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe ndryshimi për të cilin kanë votuar qytetarët e Republikës së Kosovës të vihet në jetë sa më parë”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se Kurti e njoftoi atë me situatën politike në Kosovë, në prag të formimit të institucioneve të reja si dhe me prioritetet e qeverisë së re.
“Punësimi dhe drejtësia për të gjithë dhe pa dallime janë dy synimet kryesore që i lidhin njerëzit dhe e përparojnë vendin, tha kryetari Kurti. Ugljanin e njoftoi kryetarin Kurti për kërkesën për status special për Sanxhakun. Mes tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen në Sanxhak, për pozitën e shqiptarëve dhe boshnjakëve atje, si dhe për aspiratat e tyre për punë e zhvillim drejt një jete të dinjitetshme e pa diskriminim nga Beogradi. Kryetari Kurti dhe Uglanin u pajtuan që dëbimi dhe krimet ndaj komuniteteve joserbe në Sanxhak duhet të grumbullohen e të paraqitën botërisht në mënyrë që Serbia të ballafaqohet me të kaluarën por edhe të detyrohet ta ndalë diskriminimin”, thuhet tutje në njoftim.
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...