Tre persona humbin jetën në protesta në Irak

17:00 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Të paktën tre protestues kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në përleshjet e sotme midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Spitalet e Bagdadit regjistruan vdekjen e tre protestuesve dhe të paktën 35 plagosje pasi forcat e sigurisë qëlluan me breshëri të bombolave të gazit lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit”, bëjnë të ditur burimet mjekësore.

“Demonstruesit humbën jetën pasi u goditën në kokë nga bombolat e gazit”, shtoi burimi.

Shumica e njerëzve me raste të rënda të asfiksimit u liruan nga spitalet pas marrjes së trajtimit.

Që nga fillimi i tetorit, Iraku është përfshirë nga protestat masive popullore kundër kushteve të dobëta të jetesës dhe korrupsionit. Kërkesat më vonë u rritën në thirrjet për shpërndarjen e qeverisë së kryeministrit, Adel Abdul-Mahdi.

Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, që nga fillimi i protestave më 1 tetor të paktën 336 irakianë janë vrarë dhe rreth 15 mijë të tjerë janë lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme