Google ADS

Objekti i Rektoratit gjuhet me baltë

14:44 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Organizata për Rritjen e Cilësisë për Arsim (ORCA) dhe organizata ADMOVERE kanë gjuajtur këtë të enjte me baltë objektin e Rektoratit, në shenjë revolte që sipas tyre Këshilli i Etikës nuk po e kryen punën e tyre, duke kërkuar edhe shkarkimin e këtij këshilli, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas organizatave për arsim ORCA dhe Admovere, arsyeja pse kërkojnë shkarkimin e Këshillit të Etikës të UP-së, është moskryerja e detyrave që i përkasin.

Organizatat në fjalë i kanë dorëzuar Këshillit disa denoncime ndaj 8 profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të cilët, sipas tyre kanë publikuar punime shkencore në revista mashtruese.

“8 profesorët kishin publikuar nga 7 deri në 19 punime secili brenda një periudhe 1 vjeçare e gjysmë. Kjo gjë është e pamundur, nëse për asgjë tjetër atëherë për faktin e thjeshtë se një profesor i inxhinierisë mekanike në Norvegji, arrin të publikojë 0.96 punime në vit, pra as një punim të plotë” ka deklaruar ORCA, duke e krahasuar numrin e publikimeve me shtetin e Norvegjisë.

Ahmet Shala, Ramë Likaj, Azem Kyçyku, Mirlind Bruçi, Naser Lajqi, Nexhat Qehaja, Rexhep Selimaj, Xhevat Berisha, janë emrat e profesorëve që janë përmendur nga organizatat e arsimit, që sipas tyre kanë falsifikuar dhe kopjuar punimet e tyre, duke i publikuar në revista jo kredibile.

“ORCA ka zhvilluar një hulumtim të gjerë për të gjitha punimet e profesorëve të denoncuar dhe ka formuar këtë dosje masive prej 492 faqesh, që i është dërguar Këshillit të Etikës. Në këtë dosje ka dëshmi të qarta se në punimet e përmendura të 8 profesorëve, ka kopjim pa citim – pra plagjiaturë, gabime drejtshkrimore e gramatikore, si dhe paraqitje të së njëjtës përmbajtje me dy tituj, si dy punime të ndryshme”, ka deklaruar organizata.

Përveç ndëshkimit ndaj profesorëve, OJQ-të kërkojnë edhe shkarkimin e Këshillit të Etikës në Kuadër të Universitetit të Prishtinës, pasi sipas tyre ata nuk kanë pranuar të çojnë rastin më tutje, duke treguar kështu mbështetje ndaj profesorëve, shkruan gazeta inFokus.

“Ata thjeshtë erdhën në përfundimin absurd, se nuk kanë as mandat e as mundësi profesionale për ta kryer këtë punë. Kjo përgjigje është e papranueshme”, është kjo përgjigja e Këshillit të Etikës, që sipas ORCA-s është e papranueshme.

Me kërkesat: për shkarkim të Këshillit të Etikës, Formim të komisionit për verifikim të plagjiaturave dhe formim të komisionit për verifikimin e titujve akademik, aktiviteti i organizatave arsimore është shënuar duke sulmuar me lloç, e cila simbolizon fytyrën e vërtetë të Universitetit të Prishtinës, sipas tyre.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme