Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar dorëheqjen e AKI-së, Shpend Maxhuni.
Ai ka përshëndetur dorëheqjen duke thënë se duhet zëvendësuar nga dikush që i përgjigjet sfidave, shkruan arbresh.info.
“Nuk kam sesi mos ta përshëndes dorëheqjen e Shpend Maxhunit por tash aty duhet të dikush i cili u përgjigjet këtyre karakteristikave që i përmenda dhe sfidave të kohës të cilët do t’i kalojmë me sukses në anën tjetër”, ka thënë ai.
Kurti ka folur edhe për kërkesën e Maxhunit për kthim në polici.
“Nuk e kam parë atë kërkesë për rikthimin e Maxhunit në polici por unë kam parë që e kanë dekoruar e që është gabim, se di si e dekorojnë atë njëri por çfarë të bëjmë tash, ndryshimet do t’i fillojmë t’i bëjmë ne, sepse populli dëshiron kështu dhe Kosovës i nevojitet”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...