Drejtuesit e Arsenalit janë duke e vëzhguar nga afër yllin e Hungarisë dhe Red Bull Salzburgut, Dominik Szoboszlai, të cilin e shohin si zëvendësues ideal të Granit Xhakës.
Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Xhaka ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për Arsenalin që prej se iu mor shiriti i kapitenit për shkak të zënkës me tiofzët e klubit, gjatë barazimit 2:2 me Crystal Palace më 27 tetor.
Sipas Futboll Insider, Arsenali e sheh mesfushorin si lojtar ideal për ta zëvendësuar Xhakën.
Klubi londinez dërgoi skautë për ta përcjellë Szoboszlain gjatë një ndeshje të ekipit kombëtar të Hungarisë të martën kundër Uellsit.
Arsenali kishte tentuar ta blinte atë nga Salzburgu gjatë verës, por kishte dështuar.
Szoboszalai, 19 vjeç, vlerësohet si ndër mesfushorët me të ardhmen më të ndritur në Evropë./Gazeta Express
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...