Shkarkohet anëtari i “Metës” në Gjykatën Kushtetuese

11:42 | 21 Nëntor 2019
A. B.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin.

Edhe pse u konfirmua në detyrë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK me argumentin se gjyqtari kishte probleme sa I takon kriterit të pasurisë.

Me shkarkimin e Besnik Muçi, Kushtetuesja futet sërish në ngërç pasi ngelet me 3 anëtarë.

Besnik Muçi u zgjodh nga ana e presidentit Meta si anëtar për gjykatën Kushtetuese.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme