Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk dihet nëse do të takohen këtë fundjavë.
Asnjë anëtar i kryesisë së LDK-së nuk ishte i gatshëm të tregojë nëse do të ndodhë një takim nesër, apo gjatë vikendit, ashtu siç ishte paralajmëruar këto ditë, shkruan arbresh.info.
Ata bënë homazhe para varrit të anëtarit të Kryesisë dhe veprimtarit të LDK-së, Xhavit Ahmetit, me rastin e 23-vjetorit të vdekjes.
“Me z. Kurti, jam marrë vesh të takohemi në fund të javës. Do të vlerësojmë bashkërisht se ku është arritur me harmonizimin e Programit Qeverisës si dhe për disa çështje që i paraprijnë marrëveshjes për Qeveri”, ka thënë Mustafa, një ditë më parë.
Mustafa ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, do të ketë takime me të shpeshta me kreun e Vetëvendosjes./arbresh.info/
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...