Google ADS

Zbardhen detajet e takimit Basha-Tusk, ish-presidenti i KE-së, do të ndihmojë Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj

10:19 | 21 Nëntor 2019
A. B.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme ish-presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk, aktualisht kryetari i ri i Partive Popullore Europiane (qendra e djathtë).

Në një postim në Facebook, Basha zbulon se kanë diskutuar për hapjen ssa më të shpejtë të negociatave të Shqipërisë, si dhe për reformat që pritet të transformojnë rrënjësisht sitemin e drejtësisë.

“Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tone”, shkruan kryedemokrati në Facebook.

Deklarata e plotë:

Pata kënaqësinë të bashkëbisedoja dhe ti uroja suksese Presidentit të ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE.

Ndava me Presidentin Tusk vendosmërinë time për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultatet e punës tonë vendet skeptike, sic kemi bërë për anëtarsimin në NATO dhe heqjen e vizave.

Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standartet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik.

Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme