Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka refuzuar të ndëshkojë Gareth Bale pas festimit të tij të çuditshëm me flamur duke u tall me klubin spanjoll.
Anësori sulmues 30-vjeçar i Uellsit ndihmoi skuadrën e tij të rezervonte vendin e tyre për Euro 2020 pasi mposhtën Hungarinë 2-0 të martën në mbrëmje.
Por Bale, i cili dëshironte të largohej nga Madridi gjatë verës, shkaktoi fërkime me mbështetësit e Los Blancos teksa festoi me shokët e tij të kombëtares.
“Uells. Golf. Madrid”, shkruante në flamurin që mbante Bale gjatë festës.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Zidane nuk do të ndërmarrë veprime personale me Bale pas kthimit të tij nga detyra ndërkombëtare dhe është më i përqendruar në paraqitjet e tij me fanellën e Mbretërve.‘Zizou’, i cili i tha Bale se mund të largohej nga Los Blancos gjatë verës, nuk dëshiron të shtojë më shumë tendosje në marrëdhëniet e tij me lojtarin.
Ndërsa Zidane është i gatshëm të anashkalojë polemikën, Bale mund të marrë një pritje armiqësore nga tifozët e Real Madridit pas kthimit të tij në detyrë me klubin. /Telegrafi/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë