Google ADS

Shpërthim në një magazinë fishekzjarresh në Itali – 5 viktima

08:41 | 21 Nëntor 2019
Arbresh Info

Të plagosurit me djegie të rënda, u dërguan në spital, kurse viktimat janë katër punonjës të një firme që po kryenin punë mirëmbajtjeje si dhe gruaja e pronarit të kompanisë

Pesë të vdekur dhe dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë, është bilanci pas shpërthimit të një magazine fishekzjarresh.

Ngjarja ndodhi në Messina, në Barcellona Pozzo di Gotto, në Itali.

Të plagosurit me djegie të rënda, u dërguan në spital, kurse viktimat janë katër punonjës të një firme që po kryenin punë mirëmbajtjeje si dhe gruaja e pronarit të kompanisë.

Nga hetimet e para, shpërthimet mund të kenë ndodhur si pasojë e saldimit që po kryente njëri nga punonjësit.

Shkëndijat kanë ndezur pluhurin piroteknik duke shkaktuar aksidentin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme