Mbahet konferencë për `Fondin e Ballkanit Perëndimor”

07:07 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Sot mbahet konferencë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, me rastin e organizimit “Thirrja e Tretë për Projekte të Fondit të Ballkanit Perëndimor”.

Fondi për Ballkanin Perëndimor (WBF) është krijuar me qëllim të promovimit të zhvillimit të bashkëpunimit më të ngushtë dhe fuqizimit të lidhjeve në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe prezantimin e përbashkët të WBF-së tek vendet e treta.

Republika e Kosovës e ka marrë kryesimin njëvjeçar të WBF-së që nga data 1 janar 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme