Presidenti i Republikës Ilir Meta ka biseduar përreth 120 minuta me përfaqësues të shoqërisë civile në vend, për krizën politike dhe Gjykatën Kushtetuese. Pas takimit, ish kreu i KQZ Kristaq Kume zbuloi se presidenti, parashikon të nisë një tur me qytetarët shqiptar.
Kume theksoi se presidenti vijon ti mbetet besnik qëndrimit, se zgjidhja e të gjithë problematikave do të vijë nga faktorë të brendshëm.
Kristaq Kume: Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë kriza të herëpashershme. Presidenti na ftoi të gjithëve që të jemi pjesë e turit të tij, por ai do ti adresohet popullit për rrugët, për instrumentet që duhet përdorur për të shëndetësuar jetën demokratike në vendin tonë. Në optikën e presidentit, ne si rezultat i kësaj mënyre të qeverisjes nuk kemi arritur në pritshmëritë e dëshiruara, por kemi prodhuar probleme, që duhen të zgjidhen. Këmbënguli po ashtu, se të gjitha këto mund të zgjidhen nga ne dhe mos t’i mbajmë sytë nga ndërkombëtarë, sepse më së shumti ata mund të jenë faktorë pengues sesa zgjidhës për problemet tona.
Ky ishte qëndrimi i presidentit, që do të thotë se në shqiptarët duhet të marrim në dorë fatet dhe të gjithë së bashku të punojmë për zgjidhjet më të mira për ne dhe për fëmijët tanë. Nuk di se cila do të jetë mënyra e organizmit të aktivitetit, por ajo që ishte e qartë ishte se Presidenti vlerëson se është koha të komunikohet në mënyrë intensive me shqiptarët. Ky ishte qëndrimi i presidentit, aspektet organizative nuk di se si do bëhet.
Ky parashtrim në fakt ishte, unë e gjeta të përshtatur në vijim të asaj, që unë ka kohë, që si një ndër drejtuesit e organizatave të shoqërisë civile e kam paraqitur për opinionin dhe për klasën politike, që është një thirrje për të gjithë aktorët brenda dhe jashtë parlamentit, për stafet akademike, për t’u bërë bashkë dhe ta realizojmë atë që unë e kam quajtur reforma e thellë legjislative. Reformë e cila si e tillë, nëse bëhet si një produkt gjithëpërfshirës, do të ketë mundësi të krijojë shtratin e nevojshëm për zhvillimin e demokracisë funksionale tek ne, sepse në optikën time dhe kolegëve të mi aktualisht ne jemi një vend që nuk po qeverisemi jo më sipas kërkesave të demokracisë përfaqësues dhe demokracisë së drejtpërdrejtë. Në këtë kuptim, ajo që unë kam kërkuar nga kolegët e mi konvergon me atë që presidenti i Republikës parashtroi para nesh. Jemi bashkë dhe kam kërkuar të takohem me ju për të shkëmbyer mendime për problematikat, për atë se çfarë po ndodh me zbatimin e ligjit ose legjislacionet të hartuar deri sot për reformën në drejtësi dhe konkretisht për Gjykatën Kushtetuese, por jo vetëm për këtë.
Por duket se në fokus të takimeve të kreut të shtetit janë të gjithë organet e drejtësisë, pasi më herët presidenti u takua me kryetarin e KLP Gent Ibrahimi, për të diskutuar për ngritjen e menjëhershme të SPAK. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Presidenca thekon se kreu I shtetit do të përmbushë çdo detyrim që do t’i kërkohet në përputhje me ligjin dhe frymën e Kushtetutës. /oranews.tv/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...