Google ADS

Ziadin Sela flet për komandantët: Qytetarët e Kosovës ishin mirënjohës por jo pafundësisht

22:55 | 20 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela foli për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.

Sela vlerëson kontributin e Ali Ahmetit në luftën e shqiptarëve të Kosovës për çlirim, por thotë se kjo është e tëra.

“Kundërvlera e një luftëtari është liria dhe jo pushteti. Kundërvlera e Ali Ahmetit është pushteti”, tha Sela në Pressing.

Gjithashtu Sela mori shembullin e Kosovës, ku në zgjedhjet nacionale të tetorit, partitë që rrjedhin nga lufta i humbën zgjedhjet dhe për herë të parë pas luftës.

“Qytetarët e Kosovës ishin mirënjohës por jo pafundësisht dhe kjo u tregua në zgjedhjet e fundit ku votuan për ndryshim”, është shprehur Sela.

Sela tha se për ta kërkuar idealin e humbur, BDI’ja fillimisht duhet të shkojnë në opozitë.

“BDI duhet të shkojë në opozitë, ta kërkojë idealin e humbur”, shtoi Sela.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme