Google ADS

Pas skandalit, Princi Andrew heq dorë nga detyrat mbretërore

21:19 | 20 Nëntor 2019
Arbresh.info

Mbretëresha i ka dhënë leje Princit Andrew që të largohet nga detyrat mbretërore, një vendim ky i marrë për shkak të raportit me të dënuarin për përdhunim  të të miturve, Jeffrey Epstein.

Princi Andrew, në një deklaratë duke njoftuar vendimin e tij për t’u larguar nga detyrat mbretërore, rrëfeu se shoqërimi i tij i mëparshëm me Epstein ishte bërë një “përçarje e madhe” për Familjen Mbretërore, transmeton portali arbresh.info.

Djali i dytë i Mbretëreshës ka përsëritur ‘pendimin’ e tij për shoqërimin me të dënuarin.

Andrew shprehu gjithashtu keqardhje për viktimat e Epsteinit, duke shtuar se vetëvrasja e kriminelit seksual ka “lënë shumë pyetje pa përgjigje”.

Epstein vrau veten në burg në gusht, ku po mbahej nën akuza të reja me një datë për gjykim të caktuar diku në mesin e vitit 2020.

Vendimi i Dukës vjen pasi ai anuloi në momentin e fundit një vizitë në Yorkshire, ku ai ishte për të takuar banorët e ndikuar nga përmbytjet shkatërruese në Fishlake dhe Stainforth./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme