Daul: Mosçelja e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën hap derën e forcave tjera të mëdha

19:15 | 20 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul thotë se “mosçelja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është gabim strategjik ku humbet kredibiliteti i BE-së dhe me këtë hap derën për forcat tjera të mëdha”.

“Shfaqëm mungesë të vizionit dhe vendosmërisë dhe nuk përmbushëm premtimin tonë. Me këtë humbëm kredibilitetin në rajon dhe e lamë derën hapur për Rusinë, Kinën, Turqinë dhe vendet tjera”, tha Daul në fillim të mbledhjes dyditore të PPE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Daul, i cili sot duhet të ndërrohet në zgjedhjet e PPE-së nga Donald Tusk, shefi i tanishëm i Këshillit Evropian, gjithashtu theksoi se:

“Nevojitet Evropë e bashkuar dhe e fuqishme, që do të garantojë pozitën e saj në kontekst ndërkombëtar për shkak se asnjë vend nuk mund të ballafaqohet e vetme me sfidat e politikës së Rusisë dhe Kinës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme