Tottenhami ka konfirmuar arritjet e reja që do të jenë pjesë e stafit të ri prapa Jose Mourinhos.
Joao Sacramento, Carlos Lalin, Nuno Santos, Ricardo Formosinho dhe Giovanni Cerra i janë bashkuar të gjithë strategut portugez në veri të Londrës pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos, transmeton portali arbresh.info.
Portugezi Sacramento i bashkohet klubit si një asistent i trajnerit nga skuadra franceze Lille, ku ka zhvilluar të njëjtën detyrë nën udhëheqjen e Chrisophe Galtierit.
Ai do të ketë këtë rrol në mungesë të bashkëpunëtorit afatgjatë të Mourinhos – Rui Farias, i cili aktualisht është duke menaxhuar klubin Al-Duhail SC në Katar.
Trajneri i porterëve, Santos i bashkohet klubit gjithashtu nga Lille, ndërsa Formosinho (analisti taktik), Cerra (analisti taktik) dhe Lalin (trajner i palestrës) ishin pjesë e stafit të Mourinhos në Manchester United./arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...