AC Milani është duke menduar seriozisht ri-nënshkrimin me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.
Sipas raporteve të fundit, gjiganti në Serie A ka zhvilluar takimin e parë me agjentin Mino Raiola për të parë në rast se ata janë në gjendje për të rikthyer Zlatanin në Milano, transmeton portali arbresh.info.
Sky Sports Italia shkruan se ende nuk është shtruar në tavolinë ndonjë ofertë te Raiola, por kontakti me agjentin e njohur tashmë është bërë.
Zlatan Ibrahimovic pritet të marrë vendim brenda javëve të ardhshme.
Ibra ka qenë për dy sezone pjesë e “Rossonerëve” dhe ka shënuar 38 gola në Serie A brenda 55 paraqitjeve./arbresh.info/
https://twitter.com/IFTVofficial/status/1197191959342993409
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...