Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales, ka fajësuar opozitën e cila mori përsipër udhëheqjen e vendit se është përgjegjëse për viktimat civile gjatë protestave që kur ai u largua nga vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Diktatura e (presidentes së vetëshpallur të përkohshme Jeanine) Anez, (liderit të opozitës) Camacho dhe (ish-presidentit) Mesa veçse ka shkaktuar vdekjen e 30 personave dhe dhjetëra të plagosur me ndërhyrjet e policisë dhe forcave të armatosura”, tha sot Morales.
Ai i kërkoi Komisionit Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut dhe OKB-së të denoncojë dhe parandalojë “masakrën e vëllezërve indigjenë të cilët në rrugë kërkojnë paqe, demokraci dhe respekt për jetën”.
Të martën, protestuesit pro Moralesit bllokuan hyrjen në një fabrikë gazi afër kryeqytetit La Paz, duke ndërprerë furnizimin me karburant.
Policia dhe forcat ushtarake ndërhynë ndaj protestuesve dhe sipas zyrës së Avokatit të Popullit në Bolivi, të paktën tre persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.
Morales tha se numri i të vdekurve nga trazirat politike është rritur në 30, e jo në 26, siç pretendojnë disa raportime.
Trazirat në Bolivi filluan në tetor, kur udhëheqësi indigjen fitoi mandatin e katërt në detyrë duke u përballur me rezistencë të menjëhershme nga partitë opozitare që nuk pranuan rezultatet e zgjedhjeve. Protestuesit dolën në rrugë duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Pas disa javë protestash, Morales dha dorëheqje nga pozita e tij dhe u transferua në Meksikë, ku atij iu ofrua azili politik. Në vend të tij, senatorja konservatore Jeanine Anez njoftoi se do të jetë presidente e përkohshme.
Protestat ende nuk janë ndalur që kur Morales u largua nga vendi, pasi mbështetësit e Moralesit kryesisht nga zonat rurale dhe autoktonët kanë dalë në rrugë në qytete të shumta, duke përfshirë La Paz, si dhe Sacaba dhe Cochabamba.
Mbështetësit e Moralesit këmbëngulin se rrëzimi i ish-presidentit të zgjedhur ishte një grusht shteti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...