Në sallën e Kuvendit Komunal, është mbajtur mbledhja e asamblesë komunale të fëmijëve, për të shënuar 30 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.
Në këtë takim të pranishëm ishin nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, Udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, anëtarë të asamblesë së fëmijëve, prindër dhe mësimdhënës.
Me këtë rast nënkryetari i komunës Faruk Mujka, tha se institucionet komunale por edhe ato në nivel qendror, e kanë për obligim krijimin e kushteve për jetesë, shkollim, mjekim si dhe mirëqenie sociale sepse fëmijët janë e ardhmja e shtetit.
Po ashtu nënkryetari Mujka theksoi se fëmijët gjithmonë duhet të kenë përkujdesje dhe përkrahje institucionale të vendit, duke i këshilluar ata të jenë të vëmendshëm dhe të dëgjueshëm, duke i kontribuar vendit të tyre.
Ndërsa drejtori për Arsim, Egzon Jashari, u shpreh të jetë i kënaqur me pjesëmarrjen e asamblistëve të rinj, gjithashtu ofroi gatishmërinë e plotë për të diskutuar me fëmijët rreth sidave me të cilat ata përballen.
Në fund Udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, theksoi se asambleja komunale e fëmijëve është organ i komunës, ku organizohen aktivitete në të mirë të fëmijëve, në mbrojtje dhe promovimin e të drejtave të tyre./arbresh.info
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...