Prezenca e Cristiano Ronaldos në zhveshtore te gjiganti italian Juventusi ka rritur kërkesat për pagë të lojtarëve.
Një indikacion i qartë rreth kësaj është rinovimi i kontratës nga mbrojtësi veteran Leonardo Bonucci te klubi me bazë në Torino pasditen e së martës, transmeton portali arbresh.info.
Paga e Bonuccit është rritur nga 5.5 milionë euro në 7.5 milionë euro për sezon.
Portieri Wojciech Szczesny do të vazhdojë gjithashtu kontratën e tij në klub ku paga e tij do të rritet nga 4 milionë euro për sezon në 7 milionë euro për sezon.
Edhe paga e anësorit Juan Cuadrado me gjasë do të bëhet më shumë se 5 milionë euro për sezon – përfshirë këtu edhe bonuset./arbresh.info/
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...