Haziri merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

16:21 | 20 Nëntor 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Arban Abrashi po marrin pjesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane, ku do të zgjedhet Presidenti dhe Zv. Presidentët e ri, të kësaj familje të madhe politike.

Gjatë këtij kongresi emra të mëdhenj të demokracisë evropiane, si Tusk, Tajani, McAllister etj, do të shpalosin vizionin e tyre, për Bashkimi Evropian, përfshirë Ballkanin perëndimor.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si antare e EPP-së, do të kontriboj në diskutime, përpilimin e rezolutave dhe debatet në “side events” të Kongresit.

LDK falënderoi edhe Presidentin Joseph Daul, për përkrahjen dhe angazhimin e deritanishëm për proceset integruese të Kosovës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme