Këta mund të jenë kundërshtarët potencial të Anglisë në “Euro 2020”

15:19 | 20 Nëntor 2019
A. B.

Anglia ishte kombëtarja e fundit që vizitoi stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e për dallim nga pritësi, mysafirët u kualifikuan direkt për në “Euro 2020 “.

Por punë më e vështirë do e pres Anglinë në kampionat, derisa janë mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm të saj në grupet e Evropianit.

Anglia gjendet në vazon A, ndërsa mund të i vijnë në grup dy kombëtare të forta si Kroacia, Franca, Portugalia, Belgjika apo Welsi.

Në rastin më të vështirë Anglia do mbush grupin me një nga kombëtaret që vjen nga Nations League, dhe Francën apo Portugalinë, apo Kroacinë ose Belgjikën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme