Kapen 1.5 kg drogë në Prishtinë, arrestohet një person ndërsa një tjetër shpallet në kërkim

11:22 | 20 Nëntor 2019
A. B.

Pas një pune hetimore janë kontrolluar dy lokacione pronë e të dyshuarve meshkuj në Prishtinë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar mbi 1 kg e 500 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 570 euro para të gatshme, një armë e kalibrit 7.65 mm, dy fishekë 7.65 mm dhe tre fishekë të AK-47.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në qendrën e mbajtjes kurse tjetri është në kërkim policor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme