Google ADS

Kujt po i thotë Nora Istrefi dashuria ime?

10:36 | 20 Nëntor 2019
A. B.

Duke qenë njëra prej këngëtareve të dashura për publikun, Nora Istrefi përcillet shumë edhe në rrjetet sociale.

Autorja e shumë hiteve shpesh ndan imazhe që vënë në pah dukjen e saj e që marrin pëlqime të shumta nga fansat e saj, shkruan portali arbresh.info

Por së fundi Nora ka publikuar një video të ëmbël të vogëlushes së saj, Renee, e cila po i binte pianos, Renee, e veshur si Borëbardha, po krijonte tinguj teksa ishte ulur pranë pianos, e kjo tregon se talentin për muzikë e ka trashëguar nga prindërit.

“Dashuria ime”, ka shkruar Nora pranë videos.

Theksojmë se Nora po ashtu kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë, për shkak të ndarjes nga partneri i saj, Robert Berisha, me të cilin ndan edhe një vajzë të vogël të quajtur, Renee.

Nga ana tjetër, ajo është duke punuar në prurje të reja muzikore dhe në ditët në vijim pritet të vijë me befasi për fansat e saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme