Pasi 55 vendet anëtare të UEFA-s i luajtën disa ndeshje, lista e 24 Kombëtareve që do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian 2020 është afër kompletimit, pasi që tani dihet 20 prej këtyre skuadrave.
Shumë prej vendeve më të mëdha të Evropës janë gati për EURO 2020. Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha Kombëtaret që tashmë e kanë siguruar një vend në këtë garë.
Megjithatë, për disa vende të tjera ka edhe një mundësi të dytë për kualifikim në EURO 2020. Vetëm katër nga 16 Kombëtaret që do të garojnë në këtë rrugë do t’ia dalin qëllimit të vet.
Këto 16 ekipe kombëtare do të ndahen në katër grupe, varësisht nga pozita dhe paraqitjet e tyre në Ligën e Kombeve.
Islanda, si e vetmja skuadër nga Liga A, do të jetë në Rrugën A. Ndërsa, tri ekipet kundërshtare të saj do të mësohet të enjten, në shortin që do të mbahet.
Faza e playoffs
Rruga A: Islanda/ TBD / TBD / TBD
Rruga B: Bosnja / Sllovakia / Irlanda/ Irlanda Veriore
Rruga C: Skocia, Norvegjia, Serbia / TBD
Rruga D: Gjeorgjia / Maqedonia e Veriut/ Kosova / Bjellorusia
TBD: Bullgaria, Izraeli, Rumania dhe Hungaria mund të radhitet në Rrugën A ose C, varësisht nga shorti.
Gjysmëfinalet e play-offs do të zhvillohen më 26 mars të vitit 2020, ndërsa finalet më 31 mars. /Gazeta Express
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...