Jose Mourinho është emëruar si menaxheri i ri i Tottenham pas shkarkimit të Mauricio Pochettino.
Ish-shefi i Chelsea dhe Manchester United, Mourinho ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit 2022-23, transmeton arbresh.info.
Kryetari i Tottenham, Daniel Levy, duke njoftuar mbërritjen e Mourinho, tha se Mourinhon e kanë një nga menaxherët më të suksesshëm në futboll, shkruan TheIndependent.
“Ai ka një përvojë të pasur, mund të frymëzojë ekipe dhe është një taktik i shkëlqyeshëm. Ai ka fituar nderime në çdo klub që ai ka qenë trajner.
“Ne besojmë se ai do të sjellë energji dhe besim në dhomën e veshjes.”/arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...